Sekretarja e re për shtypin e Donald Trump-it, Katie Zacharia, u shkarkua të premten, vetëm pesë ditë pasi mori detyrën. Vetë Zacharia konfirmoi largimin e saj nga Shtëpia e Bardhë të premten në mbrëmje. “Presidenti Trump është një njeri i sjellshëm, i mrekullueshëm, fisnik, i vëmendshëm, entuziast dhe punëtor. Do të doja që më shumë amerikanë ta vlerësonin atë. Askush nuk do ta bëjë kurrë Amerikën të madhe se si e ka bërë dhe vazhdon ta bëjë ai,” shkroi ajo në rrjetet sociale. “Ishte nder të punoja për të.”