Në ditët e përplasjeve më të ashpra në protestë, OKB në Shqipëri kërkon uljen e tensionit përmes dialogut dhe respektimin e të drejtave themelore. Organizata e Kombeve të Bashkuara, nëpërmjet një deklarate në rrjetet sociale thekson se dhuna dhe dëmtimi i pronës publike apo private nuk kanë vend në një shoqëri demokratike. Në reagimin e saj, OKB vë theksin edhe te e drejta për të protestuar në mënyrë paqësore dhe liria e shtypit, të cilat duhet të mbrohen.