Top News – Zelenski mbyll qiejt e Putinit / Kaos në aeroportet ruse, udhëtarët vonesa disa ditore
17/10/2026 14:54

Rusët po përjetojnë një kaos të paprecedentë në aeroporte, pasi Ukraina po çrregullon masivisht hapësirën ajrore të Moskës me sulme të pandërprera dronësh. Zemërimi dhe frustrimi po shtohet, ndërsa udhëtarët përballen me vonesa që zgjasin me orë të tëra, e madje edhe ditë të tëra, si pasojë e refuzimit të Putinit për t'i dhënë fund luftës. Pamjet tregojnë pasagjerë të zemëruar, të detyruar të flenë në dyshemetë e katër aeroporteve të Moskës, të cilat këtë muaj kanë qëndruar të mbyllura për më shumë se 1 000 orë. Stafi i aeroporteve është në vështirësi, ndërsa lideri ukrainas Volodymyr Zelensky ka filluar të vërë në zbatim kërcënimin e tij për të mbyllur qiejt rreth kryeqytetit rus. Aeroporti Sheremetyevo u përball me më shumë se 100 ndërprerje gjatë së premtes, ndërsa Aeroporti Vnukovo regjistroi 150 vonesa ose anulime fluturimesh. Ukraina lëshoi dhjetëra dronë në hapësirën ajrore të Moskës, me qëllim të qartë për të shkaktuar kaos. Kryetari i Bashkisë së Moskës, Sergei Sobyanin, tha se "shtatëdhjetë e pesë dronë që po i afroheshin Moskës janë shkatërruar. Ekipet e shërbimeve të emergjencës po punojnë në vendet ku janë rrëzuar dronët."

Top Channel/ Hakerohen pensionet në Britani! Ndërpriten shërbimet online
28/11 23:25
Top News- Sanchez drejt humbjes / Sondazhet e nxjerrin larg fitores në zgjedhjet e së dielës
28/11 18:37
Top News- Izraeli bombardon spitalin / Vriten dy punonjës të ‘Mjekëve pa kufij’ në Gaza
28/11 17:03
Top News – ‘Antarktida po çahet’ / Studimi zbulon dëmtime alarmante në 25 vitet e fundit
28/11 16:35
Top News – Izraeli drejt qeverisë së re/ Dy parti i bashkohen koalicionit kundër Netanyahut
28/11 15:02
Top News – Dron kërcënues në ajër/ Pezullohen fluturimet në aeroportin e Këlnit
28/11 15:00
Top News- Tensionet në Lindjen e Mesme/ Sulme me raketa drejt Riadit, luftime në Jemen
28/11 13:50
Top News- Urimet nga SHBA dhe NATO / Partnerët urojnë Shqipërinë me rastin e Pavarësisë
28/11 12:36
Top Channel/ AI kërcënon sigurinë e bankave? Ekspertët:”Rrezikojmë kaosin global”!
28/11 11:12
Top Channel/ Benghazhi, Zelensky i kërkon falje Melonit: Partnerët nuk u paralajmëruan për sulmin!
28/11 11:11
Top Channel/ Përplasje Itali-Ukrainë pas sulmit në Libi, Tajani: Zelensky thotë të pavërteta
27/11 19:58
Top News – Stuhitë gjunjëzojnë SHBA-në / Moti i keq godet dy brigjet në festën e Falenderimeve
27/11 15:37
Top News – Trump: Ne morëm Grenlandën! ‘Është sa trefishi i Teksasit’, zemërohet Danimarka
27/11 15:31
Top News – Sanchez premton: Do t’i përmbys sondazhet / Kryeministri sfidues, fushata drejt fundit
27/11 15:21
Top News- Hakerat godasin Forcat Ajrore të SHBA/Hyjnë në platformën ‘Cloud One’, të dhënat në rrezik
27/11 15:14
Top News- Ndihmoi në vrasjen e Borsellinos, çfarë shkruante në letrën e lamtumirës Gianni de Gennaro
27/11 14:43
Top News – Zbut rregullat e eksportit të armëve! Debate në Zvicër, frikë për neutralitetin e vendit
27/11 14:18
Top News – Le Pen ‘terrorizon’ BE-në / Fitorja e mundshme ngjall frikë, liderët përplasen
27/11 13:56
Top News – Turqi-Izraeli përplasje diplomatike / Përleshje në ndeshjen e Beshiktashit dhe Hapoel
27/11 13:52
Top News – Sabotimet ruse në Evropë…Mund të çojnë në ngjarje me viktima të shumta
27/11 13:51