Top News – Çdo mysliman quhet Muhamed… / Trump ‘bën shaka’ me popullaritetin e emrit
17/10/2026 13:32

Presidenti amerikan Donald Trump bëri një shaka lidhur me popullaritetin e emrit Muhamed në botën myslimane, ndërsa tallte presidencën e Iranit gjatë një fjalimi elektoral të premten. "E dini, nëse keni dyshime për emrin e dikujt nga Lindja e Mesme, thjesht thoni 'Muhamed'," u tha Trump një turme në Dalton, të Xhorxhias. "Keni rreth 65% gjasa të qëlloni në shenjë. 'Përshëndetje, Muhamed.' E kam bërë këtë prej vitesh. Nuk kam gabuar kurrë." Muhamed është një nga emrat më të zakonshëm për meshkujt mes myslimanëve, të cilët shpesh ua vënë djemve të tyre emrin e Profetit Muhamed, themeluesit të Islamit. Trump e bëri këtë koment ndërsa fliste për Iranin gjatë një tubimi elektoral ku ai po mbështeste kandidatët republikanë në prag të zgjedhjeve të mesit të mandatit më 3 nëntor. "Irani është i vetmi vend ku askush nuk dëshiron të jetë president," tha Trump, dhe më pas bëri sikur pyeti disa persona të quajtur Muhamed nëse e dëshironin atë post. Turma në xhorxhia reagoi me ftohtësi ndaj kësaj shakaje. Aktivistët për të drejtat e njeriut dhe grupet që mbrojnë interesat e myslimanëve e kanë kritikuar vazhdimisht Trumpin për një retorikë që, sipas tyre, i demonizon dhe tallet me myslimanët, emigrantët dhe pakicat etnike. Ai e ka ashpërsuar këtë lloj retorike gjatë fushatës për zgjedhjet e mesit të mandatit, veçanërisht kundër amerikanëve me origjinë somaleze dhe myslimane, përfshirë kandidatin demokrat mysliman për Senatin amerikan, Abdul El-Sayed, dhe anëtaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Ilhan Omar, një demokrate nga Minesota e cila erdhi në SHBA si refugjate somaleze.

Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36