Të shtunën, në të gjithë Francën kanë shpërthyer protesta të dhunshme kundër vështirësive në shkolla dhe rritjes së kostos së jetesës. Të paktën 1,800 persona u arrestuan gjatë protestave sipas asaj që raporton “The Guardian”, të cilat qeveria franceze i përshkroi si një “përshkallëzim të dhunës”. Ndërkohë, vlerësohet se rreth 550 mijë persona dolën në rrugë për të protestuar. Në Paris, përleshje të ashpra me policinë vazhduan deri në orët e mbrëmjes. Policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji kundër turmave. Në kryeqytet dhe në zona të tjera u dogjën ndërtesa, përfshirë edhe në Limoxhe, ku një zjarr i madh në ndërtesën e bashkisë bëri që një pjesë e çatisë të shembet. Në disa qytete shpërthyen grabitje, ndërsa u raportuan edhe akte të përhapura vandalizmi ndaj ndërtesave të bashkive dhe bizneseve. Kryeministri francez, Sebastien Lecornu, deklaroi se gjatë trazirave u plagosën 150 zyrtarë policorë.