Këngëtari shkodran Alis, e çoi shqipërinë në finalen e madhe të eurovizionit, me këngën e tij Nan, pas një performance të jashtëzakonshme në kryeqytetin austriak Vjenë, që u prit mirë nga publiku dhe emocionoi shikuesit. Nan flet për mungesën e nënës dhe në performancën pa asnjë të metë në natën gjysmëfinale, aktorja e njohur shqiptare Rajmonda Bulku u shfaq në skenë si një figurë amësore duke prekur fytyrën e këngëtarit. "Ideja e parë ishte që mamaja ime të ishte në skenë, por nuk mundi të vinte...Do të isha emocionuar shumë", tha vetë këngëtari.