Top News – Shpërthimi i fortë trondit Dubain/ Shkatërrohet anija me karburant në portin Jebel Ali
08/07/2021 14:56

Dubai është tronditur mbrëmjen e sotme, pak pas mesnate me orën lokale, pasi një shpërthim i fortë u dëgjua pranë një porti. Sipas të dhënave nga autoritetet atje, shpërthimi ka ndodhur në Portin e Jebel Ali në periferi të Dubait. Mediat lokale raportojnë se incidenti ndodhi rreth mesnatës dhe është parë e dëgjuar në të gjithë qytetin në Emiratet e Bashkuara Arabe, madje shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa ka bërë që ndërtesat të lëkunden në një pjesë të qytetit afër portit. Ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin, por mendohet se ka shpërthyer një anije cisternë e mbushur me karburant. Menjëherë pas shpërthimit policia dhe urgjenca mjekësore ka shkuar në vendngjarje. Në rrjete sociale janë publikuar video nga pamjet e frikshme të shpërthimit masiv. Në ajër fluturojnë copa metalike dhe mbetje që dyshohet se janë të anijes që kishte mbërritur nga Irani. Fatmirësisht raportohet se askush nuk ka vdekur dhe askush nuk është plagosur deri më tani nga shpërthimi në anijen e mallrave. Porti Jebel Ali në Dubai është një nga më të mëdhenjtë në botë dhe më i madhi në Lindjen e Mesme dhe shërben për ngarkesat ndërkontinentale mes Afrikës dhe Azisë. Ai konsiderohet si një “qendër hyrëse” dhe një “lidhje jetike në rrjetin tregtar global” që lidh tregjet lindore dhe perëndimore.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55