Top News- Shi bombash mbi Mariupol / Situata është tragjike, banorët të dëshpëruar
11/03/2022 11:26

Civilët e bllokuar brenda Mariupolit po kërkojnë me dëshpërim ushqime e karburant ndërsa forcat ruse vazhduan edhe të enjten të bombardojnë qytetin port. Në Mariupol, një qytetet me 430,000 banorë, situata po bëhet gjithnjë e më e rëndë. Që nga fillimi i sulmit, më shumë se 1,300 persona kanë vdekur sipas zëvendëskryeministres Iryna Vereshchuk. Banorësh nuk kanë ngrohje apo shërbim telefonik dhe shumë prej tyre nuk kanë energji elektrike. "Ata kanë një urdhër të qartë për të mbajtur peng Mariupolin, për ta bombarduar dhe goditur atë vazhdimisht", tha Zelenskyy në fjalimin e tij të mbremjës drejtuar kombit. Ai tha se forcat ushtarake ruse filluan një sulm me tank pikërisht aty ku supozohej të kishte një korridor humanitar. Zyrtarët lokalë thonë se është e vështirë të gjesh vende të mbrojtura nga bombardimet. Zelensky tha se rreth 100,000 njerëz janë evakuuar gjatë dy ditëve të fundit nga shtatë qytete në veri dhe qendër të vendit përfshirë periferitë e Kievit, megjithë bllokadën ruse. Sanksionet perëndimore i kanë dhënë tashmë një goditje të rëndë Rusisë, duke çuar në një zhvleftësim të rublës, largim të bizneseve të huaja nga vendi dhe rritje të çmimeve.

Top Channel/ Tmerr në Krakov,vriten 6 persona.Ekstremisti hap zjarr në mes të zonës turistike polake
07/11 23:16
Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43