Top News – Shfaqje force apo…/ A po përgatitet Rusia t’i shpallë luftë Ukrainës…
13/04/2021 12:32

Thjeshtë një shfaqje force apo përgatitje për luftë? Që nga mesi i marsit ka patur shumë paralajmërime nga ukraina dhe qeverisë perëndimore se rusia po mbledh trupa në krimenë e aneksuar prej saj dhe përreth zonës së konfliktit në ukrainën lindore. Qëllimet e rusisë nuk janë aspak të qarta, por mediat perëndimore flasin edhe për luftë në horizont. Shumë burime, shkruan BBC, kanë raportuar lëvizje të mëdha ushtarake të rusisë drejt kufirit të ukrainës dhe në krimenë që forcat ruse e aneksuan nga ukraina në mars 2014. Shumë nga këto raporte janë shfaqur në Tëitter, sic ishte ai i një analisti për raketat me rreze të shkurtër veprimi Iskander. Kremlini ndërkohë nuk ka dhënë detaje. Zëdhënësi i presidentit Putin, Dimitry Peskov thotë se lëvizja e trupave brenda territorit rus është një cështje e brendshme që nuk duhet të shqetësojë askënd. Por disa trupa, përfshirë njësitë në Krime, kanë bërë edhe stërvitje. Por Peskov edhe akuzon ukrainën se po bën provokime. Burime ukrainase të inteligjencës kanë thënë për BBC se forcat shtesë shkojnë deri në 16 grupe taktike batalionësh, ose rreth 14 mijë ushtarë. Në total, sipas presidencës ukrainase, rusia ka tani rreth 40 mijë ushtarë në kufirin lindor dhe rreth 40 mijë në krime. Por a është kjo një forcë pushtuese? Mund të jetë, por analistët thonë se një pushim i madh nuk ka shumë gjasa. Infiltrimi do të ishte metoda më e mundshme dhe e besueshme për rusinë. Forcat speciale ruse të quajtura “Njerëzit e vegjël jeshilë”, u futën në krime në 2014. Ukraina, nato dhe fuqitë perëndimore thonë se Rusia ka edhe njësi të rregullta dhe armatime të rënda në ukrainën lindore që kontrollohet nga rebelët. Kremlini e mohon këtë dhe thotë se cdo trupë ruse atje është vullnetare. Ukraina ndërkohë nuk është anëtare e NATO-s pavarësisht se kjo e fundit ka lidhje të ngushta me të. Presidenti ukrainas i ka kërkuar natos të përshpejtojë anëtarësimin e vendit në aleancë, por konflikti e bën të vështirë që nato të pranojë ukrainën nën kushtet aktuale të aleancës me 30 vende anëtare.

Top News – Zjarr i fuqishëm në New York. Humbin jetën 6 persona, disa të plagosur
05/11 19:45
Top Channel / Panik në qiejt e Europës për bomba, shumë fluturime u anuluan
05/11 19:43
Top Channel / Protesta e dhunshme në Francë, mbyllet kulla Eiffel
05/11 19:42
Top Channel / Irani kërcënon Europën? Teherani paralajmëron luftë përtej Lindjes së Mesme
05/11 19:18
Top News – Shpërthejnë përleshjet në Francë / Ndërhyn policia në Lion, protesta në gjithë vendin
05/11 15:27
Top News – Hegseth bëhet ‘kokë turku’ / ‘Fajtor’ për humbjen e republikanëve në zgjedhje
05/11 15:21
Top News – Fundi i qeverisë Netanyahu…!!! Rivali pranë mandatit për krijimin e kabinetit të ri
05/11 15:20
Top News – Pezullohet dëbimi i afganëve / Gjykata amerikane ‘mgrin’ planin: U rrezikohet jeta
05/11 15:07
Top News – Erdogan ‘do ndalë’ luftën Rusi-Ukrainë / Do flasë me Putinin pas takimit me Zelenskin
05/11 13:51
Top News- Refuzoi të vendoste ananas në picë! Pushohet nga puna kuzhinieri italian: Është një fyerje
05/11 13:43
Top News – Koreja e Veriut ‘i kthehet’ BE-së / ‘Shihni punën tuaj! I keni sheshet plot protestues’
05/11 13:20
Top News – Panik në qiejt mbi Evropë / Avionët ulen në Francë, Bullgari dhe Belgjikë
05/11 13:16
Top News – ‘Topa zjarri’ mbushin qiellin / Shiu i meteorëve në kulmin e tij, ofron spektakël
05/11 13:15
Top Channel/Humbja në zgjedhjet e mesmandatit, iranianët djegin posterin e Trump: “Vdekje Amerikës”!
05/11 12:45
Top Channel/ Google kufizon AI në shkolla. Inteligjenca artificiale çaktivizohet për nxënësit
05/11 12:17
Top Channel/ Macron “zbutet” me Kosovën: Presidenca e re, shpresë për rrugën drejt BE-së!
05/11 12:05
Top Channel/ Izrael, presidenti konsultime për krijimin e qeverisë: Zgjidhje pa zgjedhje të reja!
05/11 12:04
Top Channel/ Hungaria hap dosjet e spiunëve 36 vjet pas diktaturës:”Nuk është kurrë vonë”!
05/11 11:59
Top Channel/ Mesmandati, kaos në Shtëpinë e Bardhë! JD Vance: “U mundëm prej luftës së Iranit”!
05/11 11:58
Top News – ‘Nxehet’ gara për 2028-ën në SHBA / Pas tronditjes në zgjedhjet e mesit të mandatit
05/11 11:48