Top News- Refuzoi të vendoste ananas në picë! Pushohet nga puna kuzhinieri italian: Është një fyerje
05/11/2026 13:43

Një shef kuzhine, italian, u pushua nga puna në një restorant në Brisbane, pasi refuzoi të vendoste ananas në një picë, me arsyetimin se kjo ishte një "fyerje për kulturën e tij". Davide Tamburella u pushua nga puna në restorantin "La Costa", i cili tashmë është mbyllur, në muajin maj, dy javë pas një takimi me drejtuesit, të cilët kishin një sërë ankesash lidhur me sjelljen e tij. Ndër to ishte edhe refuzimi i Tamburellës për të përgatitur pica me proshutë dhe ananas për klientët në një event. Në atë kohë, shefi i kuzhinës kishte deklaruar se çdo udhëzim nga drejtuesit "nuk duhet të zbatohet nëse është fyes për kulturën e tij". Këto detaje dolën në dritë pasi shefi i kuzhinës iu drejtua Komisionit për të Drejtat në Punë të Australisë, duke pretenduar se ishte pushuar nga puna në mënyrë të padrejtë. Në vendimin e publikuar të martën, komisioni vuri në dukje se refuzimi i Tamburellës për të vendosur ananas në picë vinte nga fakti se "ai, si italian, e konsideron vendosjen e ananasit në picë si një fyerje për kulturën e tij". Gjithashtu u theksua se kjo ishte hera e tretë në katër vitet e fundit që Tamburella refuzonte të përdorte këtë frut në pica. Më herët, ai i kishte kërkuar eprorit të tij që "të verifikonte se sa e rëndësishme është për italianët që të mos vendosin ananas në picë". Shteti i Queensland-it, ku ndodhet restoranti, konsiderohet si qendra kryesore e prodhimit të ananasit në Australi; aty kultivohet i gjithë ananasi që prodhohet komercialisht në vend.

Top News – Erdogan ‘do ndalë’ luftën Rusi-Ukrainë / Do flasë me Putinin pas takimit me Zelenskin
05/11 13:51
Top News- Refuzoi të vendoste ananas në picë! Pushohet nga puna kuzhinieri italian: Është një fyerje
05/11 13:43
Top News – Koreja e Veriut ‘i kthehet’ BE-së / ‘Shihni punën tuaj! I keni sheshet plot protestues’
05/11 13:20
Top News – Panik në qiejt mbi Evropë / Avionët ulen në Francë, Bullgari dhe Belgjikë
05/11 13:16
Top News – ‘Topa zjarri’ mbushin qiellin / Shiu i meteorëve në kulmin e tij, ofron spektakël
05/11 13:15
Top Channel/Humbja në zgjedhjet e mesmandatit, iranianët djegin posterin e Trump: “Vdekje Amerikës”!
05/11 12:45
Top Channel/ Google kufizon AI në shkolla. Inteligjenca artificiale çaktivizohet për nxënësit
05/11 12:17
Top Channel/ Macron “zbutet” me Kosovën: Presidenca e re, shpresë për rrugën drejt BE-së!
05/11 12:05
Top Channel/ Izrael, presidenti konsultime për krijimin e qeverisë: Zgjidhje pa zgjedhje të reja!
05/11 12:04
Top Channel/ Hungaria hap dosjet e spiunëve 36 vjet pas diktaturës:”Nuk është kurrë vonë”!
05/11 11:59
Top Channel/ Mesmandati, kaos në Shtëpinë e Bardhë! JD Vance: “U mundëm prej luftës së Iranit”!
05/11 11:58
Top News – ‘Nxehet’ gara për 2028-ën në SHBA / Pas tronditjes në zgjedhjet e mesit të mandatit
05/11 11:48
Top News – Franca përballë trazirave të reja / Macron përpiqet të ndalë përsëritjen e dhunës
05/11 11:47
Top News – Panik në avionin drejt Romës / Ulet në bazën ushtarake franceze, alarm për bombë
05/11 11:46
Top News – Demokratët ‘i vënë frena’ Trumpit / Dy vite bllokuese në Uashington, presidenti sfidues
05/11 11:46
Top News – Rusia, ‘luftë’ në hapësirë / ‘Provon’ sulm ndaj një sateliti perëndimor
05/11 11:42
Top News – ‘Kali i Trojës’ brenda Binance. Si e mashtruan koreano-veriorët kompaninë e kriptove
05/11 11:12
Top News – ‘Ju shkatërroj po më hetuat’. Trump kërcënon demokratët pas humbjes në zgjedhje
05/11 10:27
Top Channel/ Homoseksualë, myslimanë dhe indigjenë në majat e politikës amerikane
04/11 23:25
Top Channel/ “Kam arritur limitin e vuajtjes”, letra e Brigitte Bardot që tronditi bashkëshortin
04/11 23:21