Koreja e Veriut sulmoi ashpër Bashkimin Evropian për një draft-rezolutë të OKB-së që adreson të drejtat e njeriut në vend, raportoi media shtetërore të enjten, duke i thënë bllokut të "të shohë punët e veta". Pheniani është akuzuar prej kohësh nga Kombet e Bashkuara dhe kritikë të tjerë për shkelje të të drejtave, duke përfshirë ngritjen e kampeve të burgimit dhe kufizimin e rëndë të lirisë së shprehjes dhe aksesit në informacion, ndërsa pak dihet për sistemin e drejtësisë penale në vendin e izoluar. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar një rezolutë që dënon shkeljet e të drejtave të njeriut nga Koreja e Veriut çdo vit që nga viti 2005.