Top News- SHBA në dijeni të sulmit Iranian/ Mbledhje tjetër në zyrën nga ku nisi sulmi mbi Teheran
23/06/2025 22:00

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duket se kanë qenë të përgatitura për sulmin që Irani ndërmoari pasditen e së hënës mbi bazat amerikanë në disa shtete të Lindjes së Mesme. Kjo ka bërë që sulmi Iranian të mos shkaktonte viktima ndër personelin amerikan të këtyre bazave. Një zyrtar i lartë amerikan i tha BBC-së se Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Mbrojtjes janë në dijeni dhe po i monitorojnë nga afër kërcënimet e mundshme ndaj Bazës Ajrore Al Udeid në Katar. “SHBA-të po gjurmojnë raketa të shumta të lëshuara nga Irani drejt bazave ushtarake amerikane në Katar dhe Irak”, thanë dy zyrtarë të njohur me çështjen. Nga ana tjetër Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth dhe Kryetari i Shefave të Përbashkët të Shtabit të Ushtrisë, Dan Caine, janë në Dhomën e Situatave, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, dhoma nga ku u mor vendimi dhe nisi sulmi ndaj impianteve bërthamore të Iranit. Baza e Katarit u vizitua muajin e kaluar nga Trump, teksa baza në fjalë përbën instalimin më të madh ushtarak amerikan në Lindjen e Mesme. “Asnjë vizitë në Gjirin Persik nuk do të ishte e plotë pa u ndalur për të përshëndetur njerëzit që e mbajnë Amerikën të sigurt, të fortë dhe të lirë”, u tha Trump trupave në bazë më 17 maj.

Top News – Darka e Lavrov me Marko Rubion. Ftesa e Rubios thellon ndasitë mes SHBA dhe BE
31/10 18:00
Top Channel/ Serbi, mbyllet banka Alta! I hiqet licenca, dyshime për transferta drejt Rusisë
31/10 14:55
Top Channel/ Vuçiç drejt arrestimit? Avokati: Shkelje ligjore, në pritje të ndjekjes penale!
31/10 14:51
Top News – ‘Spiunët’ marokenë orkestruan fluksin, hetimi spanjoll për dyndjen e emigrantëve në Ceuta
31/10 14:30
Top News – Trump e ka ndarë mendjen. Sulmon Iranin pak orë pas zgjedhjeve të mesmandatit
31/10 14:00
Top News – Mashtroi vdekjen. Christa Pike rrëfen ‘përvojën’ dhe pasojat e injeksionit
31/10 13:30
Top News – Shqetësime për Trump. Presidenti ndërpret fjalimin, ‘përlotet’ gjatë fushatës
31/10 13:00
Top Channel/ Nga Roma në Milano e Torino, Italia “pushtohet” nga protestat- Rikthehen tensionet!
31/10 12:08
Top Channel/ Franca në frikë nga Halloween! Fundjava e tretë e protestave të dhunshme
31/10 12:08
Top Channel/ Poloni, përleshje për kreun e Gjykatës Kushtetuese: Ndërhyn presidenti!
31/10 11:58
Top Channel/ Kanadaja afrohet me BE-në: Krijohet në Montreal “Aleanca për të Ardhmen”!
31/10 11:56
Top Channel/ SHBA i shet Ukrainës 500 raketa Patriot, Zelensky skeptik: Nuk i dihet kur dorëzohen!
31/10 11:24
Top Channel/ Mediat në SHBA: Ditën e parë pas zgjedhjeve, Trump do të rinisë sulmet ndaj Iranit!
31/10 11:19
Top Channel/ Gjermania përgatitet për protesta: Gjenerata Z, në rrugë për Halloween!
31/10 11:18
Top Channel/ SHBA i jep Ukrainës “patriotët”, miratohet shitja e 500 raketave për 2.1 miliardë USD
30/10 23:13
Top Channel/ Truri i Bruce Willis do të dhurohet! Familja do ua japë shkencëtarëve pas vdekjes
30/10 23:10
Top Channel/ Kaos në Itali, përleshje e zjarr! Shpërthen greva e protestat në gjithë vendin
30/10 23:08
Top Channel/ “Rrit çmimet”! Dhoma Britanike kundër Paketës Fiskale, 10 kërkesa qeverisë: Rishikojeni
30/10 23:01
Top News- Melania bën atë që se bëri Trump: Shpëton mijëra ukrainas pas negociatave me Putin
30/10 23:00
Top Channel/ I vodhën 6.3 miliardë USD, Binance gjen gjysmat e parave, arrin të ngrijë
30/10 22:55