Numri i rasteve të Hantavirusit të lidhura me një anije kroçere në qendër të një shpërthimi është rritur në 13, tha të mërkurën kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. "Spanja raportoi një rast të ri midis pasagjerëve që janë në karantinë, gjë që e çon numrin e përgjithshëm të rasteve në 13," tha kreu i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në një postim në X. Mes tyre tre kanë humbur jetën, por nuk ka patur vdekje të reja që nga 2 maji, tha Ghebreyesus. "Situata mbetet e qëndrueshme. Pasagjerët që u sëmurën po marrin kujdesin e nevojshëm, ndërsa të tjerët mbeten në karantinë," tha shefi i OBSH-së.