Top News- Rusia, ‘terrorizëm bërthamor’ / Bomba mbi një tjetër reaktor në Kharkiv
11/03/2022 11:35

Rusia është akuzuar për terrorizëm bërthamor nga Ukraina pasi bombardoi një reaktor në qytetin e Kharkivit. Sulmi besohet se ka ndodhur në institutin e fizikës dhe teknologjisë në qytet, në një goditje të fundit, pasi i gjithë rajoni është vënë nën bombardime. Imazhe dramatike të shpërndara online tregonin shpërthimin që ndezi zjarre masive në ndërtesë. Sulmi shkaktoi po ashtu një zjarr edhe në një hotel aty pranë – thanë zyrtarët ukrainas. Anton Gerashcenko, këshilltar në ministrinë ukrainase të brendshme, tha se një mortajë kishte goditur një ndërtesë në të cilën ndodheshin pajisje që mund të lëshonin rrezatim bërthamor nëse do të dëmtoheshin. Sidoqoftë, sipas zyrës së presidentit, nuk ka patur asnjë ndryshim në nivelet aktuale të rrezatimit. Në një postim në tëitter, faqja zyrtare e parlamentit të ukrainës tha se luftimet afër institutit të fizikës dhe teknologjisë, vazhdonin. Qendra për komunikime strategjike dhe sigurinë e Informacionit tha ndërkohë se raportet nga dëshmitarët okularë flisnin për një zjarr në ndërtesën e institutit në Kharkiv.

Top Channel/ Tmerr në Krakov,vriten 6 persona.Ekstremisti hap zjarr në mes të zonës turistike polake
07/11 23:16
Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43