Një avion I Forcave ajrore Mbretërore me sekretarin britanik të mbrojtjes në bord përjetoi bllokim sinjali ndërsa fluturonte pranë kufirit rus në fillim të kësaj jave. John Healey po udhëtonte për në Mbretërinë e Bashkuar të enjten pasi vizitoi ushtarët britanikë në Estoni kur ndodhi incidenti, raportoi fillimisht Times. Rusia besohet të qëndrojë pas sulmit, që detyroi pilotët të përdornin një sistem të ndryshëm navigimi pasi GPS-i i avionit ishte çaktivizuar gjatë fluturimit tre-orësh.