Shqipëria ka nënshkruar këtë të premte marrëveshjen zyrtare me Bordin e Paqes për pjesëmarrjen në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza. Marrëveshja u firmos nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Arben Kingji, dhe komandanti i Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit, Jasper Jeffers. Në ceremoni morën pjesë ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Eric Ëendt. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri Nufi thekson se Shqipëria, si anëtare themeluese e Bordit të Paqes, riafirmon angazhimin e saj për të kontribuar në përpjekjet ndërkombëtare për paqe dhe siguri.