Ngarkesa e parë me naftë ruse drejt Shteteve të Bashkuara që nga viti 2022 po transportohet me një cisternë drejt Nju Jorkut, pas marrëveshjes së pak ditëve më parë mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij rus Vladimir Putin. Lëvizja e anijes është konfirmuar nga të dhënat e transportit detar të publikuara të premten, raporton Reuters. Trump e njoftoi marrëveshjen këtë muaj, në kuadër të përpjekjeve për uljen e çmimeve të larta të naftës përpara zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, të cilat mbahen më 3 nëntor. Ai gjithashtu kërcënoi vendet europiane me kufizimin e eksporteve amerikane të naftës, nëse ato nuk nxjerrin në treg më shumë karburant nga rezervat e tyre emergjente, me synimin për të ulur çmimet.