Top News- ‘Rusia po vret mediat e pavarura’/ Reporterët pa kufij: Të heqim ligjin pë agjentët e huaj
16/06/2021 22:41

Reporterët pa Kufij paralajmëruan për “zhdukjen graduale” të mediave të pavarura në Rusi dhe i kërkuan presidentit Vladimir Putin që të shfuqizojë të ashtuquajturin Ligj për agjentët e huaj. Në një deklaratë të lëshuar të mërkurën, vëzhguesi i mediave me seli në Paris tha se “vetëm një pjesë e mediave të pavarura po arrijnë t'i mbijetojnë presionit në rritje nga autoritetet”. Ai përmendi mbylljen e portalit të lajmeve VTimes dhe rrezikun për mediat e tjera. “Zhdukja graduale e mediave të pavarura nga peisazhi mediatik rus dhe përshpejtimi i këtij procesi kohëve të fundit janë gjëra shumë shqetësuese. I bëjmë thirrje Vladimir Putinit dhe Ministrisë ruse të Drejtësisë që menjëherë të shfuqizojnë Ligjin e agjentëve të huaj, i cili po e minon pluralizmin e mediave, duke i shtypur mediat e pavarura dhe duke i vrarë ngadalë ato”, tha Jeanne Cavelier, shefe për Evropën lindore dhe Azinë qendrore te Reporterët pa Kufij. Ligji i agjentëve të huaj në Rusi është miratuar në vitin 2012 dhe është modifikuar në mënyrë të përsëritur. Ai kërkon që OJQ-të që marrin ndihmë të huaj dhe për të cilat Qeveria ruse mendon se janë të përfshira në veprimtari politike, të regjistrohen, ta identifikojnë veten si “agjente të huaja” dhe t'u nënshtrohen auditimeve. Modifikimet e fundit prekin edhe mediat e financuara nga jashtë, përfshirë shërbime të shumta të Radios Evropa e Lirë dhe gazetarë individualë. Reporterët pa Kufij përmendën rastin e gazetarëve të shërbimit rus të Radios Evropa e Lirë, Lyudmila Savitskaya dhe Sergei Markelov, të cilët kanë qenë në mesin e të parëve që u është kërkuar të regjistrohen si “agjentë të huaj”. REL i ka cilësuar gjobat si “fushatë të kërcënimeve dhe frikësimeve - e sponsorizuar nga shteti”. Etiketimi si “agjentë të huaj” është interpretuar nga shumë aktivistë të shoqërisë civile si mjet i Kremlinit për të frikësuar opozitën politike të Rusisë.

Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20