Rusia po përshkallëzon fushatën diplomatike kundër perëndimit duke kërcënuar vendet e NATO të ndalin furnizimi i Ukrainës. Në një paralajmërim të drejtëpërdrejtë, Kievi thotë se dërgesat me armë perëndimore përbëjnë kërcënim për sigurinë e kontinentit evropian. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov thotë se vendimi u NATO për armarosur Ukrainën dhe vende të tjera, janë veprime që kërcënojnë dhe do provokojnë destabilitet në Evropë. Deklarata erdhi pas paralajmërimit të sekretares së jashte britanike se e cila tha të mërkurën se vendet duhet të dyfishojnë mbështetjen dhe të vazhdojnë furnizimin me armë ajrore, tanke dhe aeroplanë për Ukrainën. Ajo premtoi po ashtu shtimin e furnizmimeve në Ballkanin Perëndimor. Vladimir Putin është zotuar të përdorë armë bërthamore kundër çdo vendi që guxon të “ndërhyjë” në luftën e Rusisë në Ukrainë. Ky ishte kërcënimi i tij më i fundit kundrejt Perëndimit.