Top News – Rusia, kërcënim për Ballkanin / Britania: ‘Të pamëshirshëm’ përballë Vladimir Putinin
26/05/2022 13:01

Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss, pritet të paralajmërojë kundër “një qëndrimi të butë” ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, në një fjalim që do të mbajë në Bosnje-Hercegovinë. Ajo pritet të deklarojë po ashtu që aleatët e Perëndimit nuk duhet të zvogëlojnë ndihmën për Ukrainën. “Qëndrimi ndaj agresionit rus në Ukrainë nuk duhet të zbutet. Duhet të ketë përgjigje të fuqishme”, pritet të thotë Truss në vizitën e saj në Sarajevë. Truss do të shfrytëzojë fjalimin që t’iu bëjë thirrje aleatëve për më shumë sanksione kundër Moskës, dhe që të gjithë “duhet të mësojnë nga historia” në përballje me Putinin, për t’u siguruar për humbjen e tij në Ukrainë. “Ne nuk duhet të lejojmë një konflikt të zgjatur dhe shumë të dhimbshëm në Ukrainë… Ne duhet të jemi të pamëshirshëm për t’u siguruar që Ukraina të fitojë përmes ndihmës ushtarake dhe sanksioneve ndaj Rusisë”, do të thotë ajo. Kryediplomatja britanike do të shfrytëzojë fjalimin për të garantuar përkushtimin e shtetit të saj për paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor “përballë ndikimit të dëmshëm rus”. Truss pritet të bëjë një hap në këtë çështje duke bërë të ditura synimet për mobilizim të 100 milionë dollarëve amerikanë për investime të mbështetura nga Britania e Madhe në Ballkanin Perëndimor deri në vitin 2025. Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar më 24 shkurt, atë që e quan “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55