Top News – Rusia dhe kthimi i luftës së ftohtë/Si ka ndryshuar bota katër muaj pas sulmit në Ukrainë
08/07/2022 10:54

Më shumë se katër muaj pas fillimit të sulmit rus në Ukrainë, bota ka ndryshuar, ndërsa Rusia është pozicionuar sërish kundër Perëndimit. Lidershipi rus e akuzon NATO-n se ka ngritur në Evropë një perde të re të hekurt, pas takimit të krerëve të vendeve të aleancës në Madrid muajin e kaluar. “Konkluzioni më i mirë që mund të nxjerrim është se në takimin e Madridit, NATO-ja bëri një lloj evolucioni, që pas themelimit në vitin 1949 duke u kthyer tek rrënjët e saj, në parimet e ofrimit të sigurisë ushtarake, që daton që nga periudha e kohës së Luftës së Ftohtë”, tha Zëvendësministri i Jashtëm rus Aleksandër Grushko. I izoluar në arenën ndërkombëtare, presidenti rus po kërkon të forcojë lidhjet me ata pak aleatë që i kanë mbetur, veçanërisht me udhëheqësin bjellorus, Alexander Lukashenko. Ata kanë në plan të unifikojnë vendet e tyre dhe Presidenti Putin thotë se në fakt Perëndimi po ndihmon në arritjen e këtij qëllimi. “Trysnia e pashembullt politike dhe me sanksione, e ushtruar nga i ashtuquajturi ‘Perëndim kolektiv’ po na shtyn të përshpejtojmë procesin e integrimit”, tha Presidenti Putin. Në një Evropë të ndarë, mundësia që Ukraina dhe Moldavia, dikur pjesë të Bashkimit Sovjetik, të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian, është gjithashtu një çështje shqetësuese për Kremlinin. Por analistët thonë se NATO-ja është frika kryesore e Moskës.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55