Top News – Rusia avancon në lindje… / Dhjetëra qytete nën bomba, i afrohet qyteteve kyçe
26/05/2022 11:48

Forcat ruse kanë bombarduar dhjetëra qyteza në rajonin e Donbasit dhe po u afrohen dy qyteteve kyçe, Severodonjeck dhe Lisiçansk, ku mijëra civilë rrezikojnë të mbesin të bllokuar pa rrugëdalje, ka thënë ushtria ukrainase. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka hedhur poshtë sugjerimet për të bërë lëshime territoriale ndaj Rusisë, për dhënie fund të luftës, duke bërë krahasim me zbutjen e Gjermanisë naziste nga Perëndimi më 1938. Forcat ruse kanë bombarduar 40 qyteza në zonat e kontrolluara ende nga Kievi në rajonin e Donbasit, ka thënë ushtria ukrainase më 26 maj. “Trupat ruse kanë avancuar mjaftueshëm sa për të kryer sulme me mortaja”, ka thënë guvernatori i Luhanskut, Serhiy Hayday më 25 maj, në një postim në rrjetet sociale. Rënia e këtyre dy qyteteve do t’iu mundësonte forcave ruse marrjen e kontrollit të provincës Luhansk, një prej synimeve të Rusisë në luftë. Megjithatë, inteligjenca britanike ka thënë në përditësimin e fundit se ofensva ruse po përballet me dështime serioze operacionale, duke përmendur në mënyrë specifike forcat elitare ajrore. Sipas saj kjo gjë vënë në pah se si investimet e presidentit rus, Vladimir Putin në forcat e armatosura në 15 vjetët e fundit kanë rezultuar në forcë të pabalancuar. Ndërkohë Zelensky bërë sërish thirrje për ndihmë të Perëndimit. “Na duhet ndihma e partnerëve tanë – mbi të gjitha armë për Ukrainën. Ndihmë e plotë, pa përjashtime, pa limite dhe e mjaftueshme për të fituar”, ka thënë Zelensky.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55