Top News – Rusia, armë kimike në Azovstal / Inteligjenca ukrainase zbulon planin e Moskës
26/04/2022 14:41

Rusia planifikon të përdorë armë kimike për të ‘fshirë’ ushtarët ukrainas dhe civilët e bllokuar në impiantin e celikut Azovstal, në Mariupol, në mënyrë që të evitohet humbja mes trupave ruse – tha ministria ukrainase e mbrojtjes. Njerëzit e Vladimir Putinit po planifikojnë të hedhin bomba dhe raketa, që mbajnë substanca toksike mbi ata që po sfidojnë thirrjet e Moskës për tu dorëzuar – thotë zbulimi Ukrainas. Njësitë ruse nga trupat mbrojtëse kimike e biologjike në të njëjtën kohë, do të përdorin aerosolët për të përhapur armët kimike – tha shefi i drejtorisë së inteligjencës në ministrinë ukrainase të mbrojtjes. Armët kimike mund të përdoren kundër njerëzve në territorin e fabrikës Azovstal – tha ministria. “Sipas informacioneve më të fundit, rusët mund të angazhohen në të ashtuquajturën ‘fshirje’ të mbrojtësve ukrainas dhe civilëve nga ambjentet e fabrikës në mënyrë që të evitojnë viktimat mes trupave të tyre”. Më herët këtë muaj, raporte të paverifikuara nga regjimenti Azov në Mariupol, sugjeruan se rusia kishte përdorur armë kimike. Regjimenti tha se një substancë helmuese me origjinë të panjohur, duke shkaktuar probleme me frymëmarrjen”. Paralajmërimi i fortë vjen ndërsa ministria ruse e mbrojtjes njoftoi një armëpushim rreth Azovstalit dhe pretendoi se do të lejonte civilët të largoheshin që andej por në fakt asgjë e tillë nuk ndodhi dhe fabrika u vu nën bombardime e sulme ajrore.

Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20