Top News – Rrugët e përgjakura të Shqipërisë/ Shifra të frikshme të aksidenteve rrugore
19/05/2021 11:29

Në muajin Prill 2021 numërohen 104 aksidente rrugore nga 51 aksidente të ndodhura në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke u rritur në mënyrë të ndjeshme, sipas përllogaritjeve të INSTAT. Për shkak të mbylljes vitin e kaluar, rënia e aksidenteve ishte e madhe. Kështu që krahasimi me këtë vit jo normal për shkak të pandemisë ka sjellë një rritje të lartë gjatë këtij muaji. Në katërmujorin e parë të vitit 2021, numërohen 427 aksidente rrugore nga 315 aksidente të ndodhura në katërmujorin e parë të vitit të kaluar, duke u krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në muajin Prill 2021, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 145 persona nga 67 që ishte një vit më parë, duke u rritur me më shumë se dyfish. Ndërsa në 4 muajt e parë të këtij viti numri i të aksidentuarve është 563 persona. Në muajin Prill të vitit 2021, numri i viktimave nga aksidentet rrugore është 12 persona nga 10 për të njëjtin afat të një viti më parë. Në katërmujorin e parë të këtij viti, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 70 persona nga 49 persona të vdekur në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në muajin Prill 2021, aksidentet rrugore në 82,7 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke zënë 24,0 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është rritur krahasuar me një vit më parë.

Top News – 20 minuta shi përmbytin Vlorën. Bllokohen rrugët, uji arrin deri në 40 centimetra
22/10 11:47
Top Channel/ Peshëngritësi Erkand Qerimaj në SPAK
22/10 11:41
Top News – Rama në Budva për Procesin e Berlinit: Jam i lumtur këtu
22/10 11:30
Top News – Rama nxjerr ‘karrige’ betoni. Ftesa e tretë për dialog me studentët dhe pedagogët
22/10 11:25
Top Channel/Protesta e Studentëve, protestuesit mblidhen pranë Kuvendit, nisin…
22/10 11:18
Top News – Makina fluturon dhe përfundon në kanal/ Lushnje, shpëton çifti i bashkëshortëve
22/10 10:42
Top News – Grushta në parlament, Noka përballet me Ballën
22/10 10:41
Top Channel/ Protestuesit mblidhen rreth Kuvendit, policia bllokon akses kryesore
22/10 10:37
Top News – Shkodra dhe Korça i bashkohen bojkotit. Studentët dhe pedagogët lënë bosh auditorët
22/10 10:34
Top Channel/ Reshjet e shiut përmbytin Vlorën, turistët e zhveshur argëtohen në rrugët e qytetit
22/10 10:21
Top Channel/ Reshjet e shiut përmbytin Vlorën, situatë problematike në disa lagje
22/10 10:04
Top Channel/ Makina merr flakë në aksin Kardhiq-Delvinë, 37-vjeçari pëson djegie të rënda
22/10 09:53
Top News – Karriget zëvendësohen me stola guri, Rama përsërit thirrjen për dialog
22/10 09:35
Top Channel/Aksident i rëndë në autostradën Fier Lushnje, plagoset një çift
22/10 09:33
Top Channel / Protesta, qetësi pas 9 ditësh. Vetëm incidente sporadike në bulevard
21/10 23:18
Top Channel / Shtohet numri i policëve të shpërblyer, zbardhet vendimi
21/10 23:14
Top Channel / OSBE reagon sërish për protestat: Stop dhunës, duhet dialog
21/10 23:00
Top News- OSBE reagon sërish për protestat: Dialogu konstruktiv të mbizotërojë mbi përplasjet
21/10 22:27
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina negociata në nëntor, Putin liron një amerikan
21/10 22:10
Top News-Refuzohet oferta e dytë e Ramës/Karriget hidhen sërish, protesta zhvendoset tek Parlamenti
21/10 22:07