Kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjen për dialog drejtuar protestuesve, por këtë herë me një ndryshim. Në vend të karrigeve, në shkallët e Kryeministrisë janë shfaqur disa blloqe guri, të cilat kanë sërish mbi to ftesën “Dialog”. Ditët e kaluara para kryeministrisë u vendosën disa karrige, të cilat u hodhën nga protestuesit në refuzim të dialogut.