Rusia dhe Ukraina pritet të rinisin në muajin nëntor bisedimet për paqe, me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i tha të dërguarit amerikan, Steve Witkoff, se Moska është e gatshme për rinisjen e bisedimeve të paqes me Kievin, proces që ka ngecur. Lajmi u bë i ditur nga këshilltari i politikës së jashtme të Kremlinit, Yury Ushakov, pasi Putin dhe Witkoff u takuan në Shën Petersburg. “Presidenti ynë e informoi Steve Witkoffin se ne jemi, në parim, të gatshëm, për të rinisur bisedimet e përmendura”, tha Ushakov për mediat, duke shtuar se bisedimet do të mbaheshin në nëntor “me pikën kryesore të ndërtimit të sigurisë”.