Rreth orës 1 të mëngjesit të së enjtes, një mjet tip fuoristradë ka dalë nga rruga në aksin që lidh qytetin e Fierit me fshatin Kolonjë në Lushnje dhe pasi është përplasur mbi barrierat metalike ka fluturuar dukepërfunduar në kanalin poshtë urës në një thellësi prej 5 metrash. Është dashur ndërhyrja e menjëhershëm e punonjësve të zjarrfikësve të Lushnjes dhe stafi mjekësor i ambulancës për të nxjerrë nga makina një çift bashkëshortësh që udhëtonin me mjetin që përfundoi në kanal.