Rritet numri i efektivëve të policisë, që do të përfitojnë shpërblimin prej 2500 eurosh për angazhimin në përshkallëzimin nëntë ditor të protestave në Tiranë dhe qytetet e tjera të vendit. Në mbledhjen e kësaj të mërkure, Këshilli i Ministrave ka miratuar disa ndryshime në vendimin për shpërblimin e mijëra policëve, i njoftuar pak ditë më parë nga vetë kryeministri Edi Rama.