Rikthehet paqja në rrugët e kryeqytetit. Në ditën e nëntë, protesta ndali vrullin. Ndryshe nga tetë ditët e mëparshme, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” mbizotëroi qetësia. Në bulevardin kryesor të Tiranës u dëgjua herë pas here vetëm zhurma e disa molotovëve dhe shashkave.