OSBE dënon sërish dhunën gjatë përshkallëzimit nëntë ditor të protestës në Shqipëri. Përfaqësuesi i Posaçëm i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për Evropën Juglindore, Claude Haagen, iu bën thirrje të gjithë aktorëve të tregojnë përmbajtje, ndërsa i kërkon politikës të angazhohen në dialog. “I bëj thirrje qeverisë, opozitës, organizatave të shoqërisë civile, studentëve dhe qytetarëve që të angazhohen në dialog konstruktiv dhe të punojnë drejt gjetjes së zgjidhjeve që u shërbejnë interesave të të gjithë qytetarëve shqiptarë. Parimet demokratike, respektimi i lirive themelore dhe dialogu duhet të mbizotërojnë mbi përplasjet”. Claude Haagen, Përfaqësuesi i Posaçëm i Asamblesë Parlamentare të OSBE për Evropën Juglindore