Top News – ‘Rrëzohet’ Janez Jansha / Tre herë kryeministri humbet zgjedhjet në Slloveni
25/04/2022 13:52

Lëvizja për Liri e biznesmenit liberal, Robert Golob, ka shënuar fitore ndaj tri herë kryeministrit Janez Jansha dhe Partisë Demokratike Sllovene që ai udhëheq. Golob, partia e të cilit është themeluar në muajin janar, ka fituar 34.5 për qind të votave në zgjedhjet e 24 prillit, në krahasim me partinë e Janshas që ka fituar 23.5 për qind të votave, sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, i cili ka numëruar 98 për qind të votave. Vetëm tre parti tjera, ajo konservatore, Sllovenia e Re, Social-Demokratët dhe e majta, Levica, kanë marrë më shumë se 4 për qind të votave – minimumi që duhet për të hyrë në parlament. Golob pritet të krijojë shumicën me Social-Demokratët dhe të bëhet kryeministër i ri i vendit. Jansha, një admirues i ish-presidentit amerikan, Donald Trump, është akuzuar nga opozita gjatë fushatës zgjedhore se ka tentuar të dëmtojë institucionet demokratike dhe lirinë e mediave.

Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20