Sytë më janë mbushur me lot. Këhstu thotë Tereza e cila është një nga rreth 50 vizitorët që ishin të pranishëm mëngjesin e të enjtes në rihapjen e kullës eiffel në paris, që për më shumë se tre muaj ka qëndruar e mbyllur për shkak të pandemisë së koronavirusit. Në një atmosferë festive, kjo falë edhe një grupi të vogël turistësh brazilianë poshtë kullës, vizitorët e parë mundën të hynin në të rreth orës 8 të mëngjesit dhe më pas iu ngjitën monumentit të famshëm, simbolit të parisit të njohur në të gjithë botën.