Top News -‘Faleni’ Krimenë dhe harrojeni NATO-n! Zelenski sfidon Trump, tension në Shtëpinë e Bardhë
18/08/2025 12:42

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka hedhur poshtë menjëherë kushtet e Presidentit Donald Trump për paqe me Rusinë, ndërsa të dy udhëheqësit përgatiten për një përballje në Zyrën Ovale. Trump paraqiti kërkesat e tij të dielën në mbrëmje duke i thënë Zelenskit të sakrifikojë Krimenë dhe të heqë dorë nga dëshira e tij për t'u bashkuar në NATO përpara takimit në Shtëpinë e Bardhë. Zelensky kthehet në Uashington DC për herë të parë që nga përplasja e tyre e famshme në shkurt. Ndryshe nga vizita e mëparshme, Zelensky do të mbështetet nga këtë radhë Keir Starmer i Mbretërisë së Bashkuar, Emmanuel Macron i Francës dhe Friedrich Merz i Gjermanisë, të cilët do t'i bashkohen të gjithë në Uashington. Trump tha një deklaratë dramatike ku pretendonte se Zelensky mund të "i jepte fund luftës me Rusinë pothuajse menjëherë" por udhëheqësi ukrainas e hodhi poshtë këtë brenda vetëm 90 minutash. “Presidenti Zelensky i Ukrainës mund ta përfundojë luftën me Rusinë pothuajse menjëherë, nëse dëshiron, ose mund të vazhdojë të luftojë”, shkroi Trump në Truth Social rreth orës 21:20 të mbrëmjes së të dielës. “Mbajeni mend se si filloi. Nuk ka kthim mbrapsht të Obamës që i dha Krimenë Rusisë 12 vjet më parë, pa asnjë të shtënë, dhe NUK KA HYRJE NË NATO PËR UKRAINËN. Disa gjëra nuk ndryshojnë”, shkroi Trump. Duke u përgjigjur në platformën X, Zelensky këmbënguli se “Rusia duhet ta përfundojë këtë luftë, pasi ajo e filloi”, duke kundërshtuar sugjerimin e Trump se ai ishte i vetmi përgjegjës për përfundimin e konfliktit. “Ukrainasit po luftojnë për tokën e tyre, për pavarësinë e tyre”, shkroi Zelenski duke bërë të qartë se nuk pajtohej me Trumpin për Krimenë.“Ne të gjithë ndajmë një dëshirë të fortë për ta përfunduar këtë luftë shpejt dhe me besueshmëri. Dhe paqja duhet të jetë e qëndrueshme”, shkroi Zelensky. 'Jo siç ishte vite më parë, kur Ukraina u detyrua të hiqte dorë nga Krimea dhe një pjesë e lindjes së vendit tonë, që putin i përdori si trampolina për një sulm të ri. 'Sigurisht që nga Krimea nuk duhej të ishte hequr dorë atëherë, ashtu si ukrainasit nuk hoqën dorë nga Kievi, Odesa apo Kharkivi në vitin 2022', shkroi Zelenski duke përdorur një ton të butë në përpojekje për të mos e kritikuar drejtpërdrejtë Trumpin.

Top Channel/ Donald Trump kërkon rikthimin e Jensen Huang në krye të Nvidia-s
16/11 23:39
Top Channel/ “Të gjithë duan Huang”! Trump, Musk e 200 mijë të tjerë kërkojnë rikthimin e tij
16/11 23:34
Top Channel/ SHBA kaos edhe me bankat! Mijëra klientë nuk kanë akses në llogaritë e tyre
16/11 23:29
Top Channel/ Pattinson do të jetë James Bond i ri, do të luajë rolin e agjentit sekret 007
16/11 23:13
Top News- ‘Nuk do të ketë më ndihmë për Ukrainën’/ Le Pen paralajmëron ulje financash
16/11 22:50
Top Channel/ 400 mijë raste në vit, alarmi për imazhet e abuzimit me fëmijët të krijuara nga IA-ja
16/11 22:43
Top Channel/ Momenti tronditës në Peru, Papa Leoni goditet në sy nga rruazat e rruzareve
16/11 22:37
Top Channel/ OBSH ngre alarmin për rezistencës ndaj antibiotikëve mund të vrasë 39 milionë njerëz
16/11 22:34
Top Channel/Robert Pattinson bëhet James Bond i ri! Aktori britanik merr stafetën nga Daniel Craig
16/11 22:32
Top News- Parisi kundër Moskës/ ‘Do i mbrojmë me thonj themelet e sigurisë evropiane’
16/11 22:30
Top Channel/ Sulm me armë zjarri në Afrikën e Jugut, ekzekutohen 17 persona
16/11 22:28
Top News- ‘Moska kërkon tërheqjen e NATO-s’/ BE: Nuk i njohim territoret ukrainase të pushtuara
16/11 22:14
Top News – A po tërhiqet Putin nga Ukraina/ Trump – Rusia mund të ishte treguar më e ashpër
16/11 20:30
Top Channel/ Zbardhet plani i BE për emigrantët, nga 2027 do i çojë në Ruandë
16/11 19:58
Top News – ‘Riktheni Jensen Huang!’ / Musk i bashkohet fushatës pro ish shefit të Nvidias
16/11 16:40
Top Channel/ Britania rihap debatin për hyrje në BE. Dhjetë vjet pas Brexit, Burnham pranon humbjet
16/11 15:31
Top News – Flluska e Inteligjencës Artificiale do plasë / Rrezik recesioni, historia tregon…
16/11 15:06
Top News – Irani, 2500 raketa nën tokë / Bunkerët të mbushur plot, kërcënon bazat në Evropë
16/11 15:03
Top Channel/ Anulimi i samitit të NATO-s, Rutte minimizon situatwn: Aleanca, fleksibile për takimet!
16/11 15:01
Top News – 3200 emigrantë sulmojnë ishujt spanjollë / Emergjencë kombëtare, fluks masiv në Kanarie
16/11 14:39