Moderatorja Bora Zemanu, ka hedhur poshtë të gjithë “zërat” e fundit në lidhje me aktorin Donald Veshaj, duke publikuar një foto me të në ‘Instagram”, ku shkruan “Na lini të kërcejmë”. Siç duket nga fotoja, moderatorja do të jetë e ftuar në studion e emisionit “Më lër të flas”, i cili pritet të nisë më 1 tetor.