Top News – Rekord ditor viktimash në Rusi/ Trefishohet numri i rasteve të reja brenda një muaji
10/07/2021 17:56

Rusia raportoi të shtunën për 752 viktima nga koronavirusi. Kjo është shifra më e lartë e ditore në këtë vend, qëkurse ka nisur pandemia e koronavirusit, pranverën e vitit të kaluar. Autoritetet shëndetësore raportuan të shtunën edhe për 25,082 raste të reja pozitive, prej tyre 5,694 në Moskë. Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Rusi arrin në mbi 5.7 milionë, ndërsa i viktimave në 142,253. Rusia është duke përjetuar një valë të rëndë të infektimeve, që besohet të jetë shkaktuar nga varianti Delta i koronavirusit. Delta, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, është më infektuese se variantet e mëparshme. Pavarësisht disa rekordeve të viktimave në javët e fundit, autoritetet ruse kanë thënë se nuk kanë plane për izolim. Në përpjekje për të frenuar pandeminë, nga 7 korriku është vendosur që njerëzit e pavaksinuar kundër koronavirusit dhe që nuk kanë qenë të infektuar, do të duhen të testohen brenda tre ditësh pas hyrjes në Rusi dhe të vetizolohen derisa të marrin rezultatin e testit. Numri i infeksioneve të konfirmuara ditore në Rusi është gati trefishuar gjatë muajit të kaluar, nga rreth 9,000 në fillim të qershorit në më shumë se 25,000 këtë javë. Sipas Universitetit Johns Hopkins, që mbledh të dhëna për pandeminë, koronavirusi ka prekur mbi 186 milionë njerëz në të gjithë botën dhe ka shkaktuar mbi 4 milionë viktima.

Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55
Top News – Wall Street ‘djeg’ 3.2 trilionë dollarë / Fitorja e demokratëve shkakton panik për IA
06/11 12:54
Top Channel/”Mbrojtje për Europën”: SHBA, plan për sigurinë në kontinentin e vjetër!
06/11 12:11
Top Channel/ Serbia, 4 ditë punë në javë? Lista Studentore bën propozim edhe për pensionet!
06/11 12:10
Top Channel/ Rusia “humbet” Qipron: Shteti ishullor drejt një partneriteti strategjik me SHBA-në!
06/11 12:06
Top News – ‘Marrëveshje e madhe dhe e bukur’…për Ukrainën, Trump: Do përfshijë gjithë Evropën
06/11 12:05
Top Channel/ Kaos në qiejt e Europës, alarm për bombë në 27 avionë: Ngrihen në ajër bombarduesit!
06/11 11:40
Top Channel/ Paraguai në kaos financiar. Skandali bankar prek 3 milionë qytetarë
06/11 11:28
Top Channel/ “Zgjedhjet u vodhën”, Trump: “Wall Street ra pwr fajin e atyre që votuan demokratët”!
06/11 11:16
Top News – Arabët mbështesin rivalin e Netanyahut / Bibi humbet mbështetjen e ultra-ortodoksëve
06/11 11:10
Top News – Ndihmojnë fermerët palestinezë / Ish gjeneralët izraelitë dënojnë dhunën e kolonëve
06/11 11:06
Top Channel/ Aktori britanik Russell brand shpallet fajtor për përdhunim
05/11 23:44
Top Channel/ Paraguai në kaos, falimenton banka dhe jep dorëheqjen presidenti
05/11 23:41
Top Channel/ Vendim historik në SHBA, falen 548 të dënuar me vdekje
05/11 23:38
Top Channel/ Humbja në zgjedhje, tension i lartë në kabinetin e trump
05/11 23:35
Top Channel/ “Jemi të përçarë dhe po humbasim besueshmërinë” Meloni kritikon BE-në për Ukrainën
05/11 23:24
Top Channel/ Luftë për pushtet në Izrael, votat arabe mund të rrëzojnë Netanyahun
05/11 23:12