Top News – Record infektimesh të reja/ Bilanc tragjik në Kosovë, 8 viktima nga Covid
21/08/2021 16:51

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë raportuar të shtunën tetë viktima të tjera nga koronavirusi. Po ashtu vijon të mbetet i lartë edhe numri i të rasteve të reja me covid 19. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 2,279 të prekur, pas testimit të 12,666 mostrave. Kjo është shifra më e lartë e infektimeve në një ditë në kosovë që nga nisja e pandemisë në marsin e vitit të kaluar. Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se më 21 gusht janë shëruar 325 pacientë nga sëmundja COVID-19, ndërsa është rritur në mënyrë të papërmbajtshme numri i rasteve aktive që tashmë ka arritur në 18,287. Ndërkaq Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në spitalet e përgjithshme në Kosovë, si dhe në klinikat për trajtim të koronavirusit, janë të shtruar 653 pacientë. Nga këta 26 pacientë janë në gjendje të rëndë dhe 610 po trajtohen me oksigjenorapi. Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë raportuarr mbi 125,000 pacientë të prekur nga koronaviorusi. Prej tyre mbi 2,300 kanë vdekur. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, grup-mosha më së shumti e prekur nga coviod në këtë periudhë është ajo 20-29 vjeç me 543 raste, pasuar nga 30-39 vjeç me 476 raste. Në Kosovë prej disa muajsh ka nisur programi i vaksinimit masiv kundër koronavirusit me vaksinat Pfizer dhe AstraZeenca. Në 24 orët e fundit janë vaksinuar 22,486 persona. Të vaksinuar me të dyja dozat janë 234,731 persona, derisa sipas autoriteteve 687,553 vaksina janë dhënë në total në Kosovë. Nga 20 gushti, në Kosovë kanë nisur zbatimi i masave të reja për luftën ndaj pandemisë. Kështu janë mbyllur lokalet e natës, janë aluluar ceremonitë familjare dhe dasmat, është kufizuar orari i bizneseve të gastronomisë, si dhe është shtuar kërkesa për dëshmi të vaksinimit për të qenë i pranishëm në disa lloj aktivitetesh.

Top Channel/ Rritet numri i aksidenteve, Instat: 6% më shumë se viti i kaluar
27/10 23:09
Top Channel/ Dita e 15-të e protestës e qetë dhe me pak pjesëmarrës, digjen kosha mbeturinash
27/10 23:06
Top Channel/ Zbulohet data, ja kur mund të mbahen zgjedhjet. Begaj nis konsultimet
27/10 23:04
Top Channel/ Të rinjtë përballë koshave të mbeturinave, digjet dhe një pemë në Tiranë
27/10 22:59
Top News- Vrau 22-vjeçaren shqiptare në Itali/ Dënohet me burgim të përjetshëm autori
27/10 21:30
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë/ Studentët përsërisin kërkesën: Rama të iki!
27/10 21:24
Top Channel/ Protesta e 15 në bulevard, studentët shmangen incidentet
27/10 20:14
Top Channel/ Debati për të drejtat e autorit, “Acromax” dyshime për censurë, reagon ministria
27/10 20:03
Top Channel/ Debat mes socialistëve për imunitetin e Guvernatorit, miratohen ndryshimet në ligj
27/10 19:42
Top Channel/ Aksident në qendër të Elbasanit, përplasen dy automjete
27/10 19:18
Top News- “Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes”, Rama reagon për Paketën e re Fiskale
27/10 19:15
Top Channel/ Protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë, i vënë flakën një peme
27/10 18:42
Top News – SPAK çon për gjykim grupin Rraja. Trafikuan tonelata me lëndë narkotike në Europë
27/10 18:37
Top Channel/ Pasi hoqën pllakatën e Aleks Nikës, protestuesit tjetër mesazh: 21 janar ka çdo ditë
27/10 18:26
Top News – Bora e parë në Kukës/ Reshjet përfshijnë disa fshatra malorë
27/10 18:10
Top News – Kukësi ‘mbulohet’ me petkun e bardhë, shënohen reshjet e para të dëborës
27/10 17:49
Top Channel/ Bora mbulon zonat malore të Kukësit, temperaturat bien ndjeshëm
27/10 17:42
Top Channel/Berisha denoncon paketën e re fiskale:PD do ta anulojë, vendosim taksën e sheshtë 10%
27/10 17:05
Top News- Dita e 15-të e tubimit, protestuesit djegin koshat e mbeturinave
27/10 17:04
Top Channel/ Digjen koshat e plehrave te Ministria e Arsimit, marshojnë drejt kryeministrisë
27/10 16:52