Mes shpresës për armëpushim, delegacioni rus dhe ai ukrainas janë takuar për raudin e dytë të negociatave, të cilat po mbahen në një pikë takimi secret në kufirin me Ukrainën. Delegacionin ukrainas u pa duke hyrë në një sallë konferencash ku ishte ulur delegacioni rus. Të dy ekipet shtrënguan duart përpara se të uleshin për të filluar bisedimet e tyre. Këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak shkroi në Tëitter se çështjet kryesore në agjendë janë armëpushimi i menjëhershëm dhe korridoret humanitare për evakuimin e civilëve nga fshatrat. Bombardime të shumta i kanë mbajtur zgjuar gjatë gjithë natës ukrainasit në ditën e tetë të pushtimit rus.