Top News- Raketa mbi qiellin e Izraelit, Gjermania ultimatum Iranit: Ndalo sulmet
16/06/2025 10:28

Kancelari gjerman Friedrich Merz i ka kërkuar Iranit që të ndërpresë "menjëherë" sulmet ndaj objektivave civile në Izrael. Ai konfirmoi qëndrimin e Gjermanisë se Republika Islamike "nuk duhet të zhvillojë ose të zotërojë armë bërthamore". "Do të ishte një kërcënim për Izraelin, Lindjen e Mesme dhe bashkësinë ndërkombëtare në tërësi", u shpreh kancelari. Ai tha se Izraeli ka të drejtë të "mbrojë ekzistencën dhe sigurinë e qytetarëve të tij. Merz tha se konflikti nuk duhet të përhapet dhe shtetet e tjeta nuk duhet të kthehen shesh beteje. Ai tha se tani duhet të kërkohet një zgjidhje me anë të mjeteve diplomatike. Merz njoftoi se Gjermania po përgatitet në rast se Irani vendos të sulmojë objektiva izraelite ose hebraike në vendin tonë. Që nga nata e së premtes, Izraeli ka sulmuarobjektiva të shumta në Iran, duke përfshirë objekte bërthamore dhe ushtarake. Republika Islamike u përgjigj me kundërsulme. Sipas raporteve të medias, të paktën 138 persona janë vrarë në Iran që nga e premtja, përfshirë zyrtarë të lartë ushtarakë dhe shkencëtarë bërthamorë. Sipas shifrave zyrtare, të paktën 13 persona janë vrarë dhe rreth 400 të tjerë janë plagosur në Izrael që nga fillimi i sulmeve.

Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55
Top News – Wall Street ‘djeg’ 3.2 trilionë dollarë / Fitorja e demokratëve shkakton panik për IA
06/11 12:54
Top Channel/”Mbrojtje për Europën”: SHBA, plan për sigurinë në kontinentin e vjetër!
06/11 12:11
Top Channel/ Serbia, 4 ditë punë në javë? Lista Studentore bën propozim edhe për pensionet!
06/11 12:10
Top Channel/ Rusia “humbet” Qipron: Shteti ishullor drejt një partneriteti strategjik me SHBA-në!
06/11 12:06
Top News – ‘Marrëveshje e madhe dhe e bukur’…për Ukrainën, Trump: Do përfshijë gjithë Evropën
06/11 12:05
Top Channel/ Kaos në qiejt e Europës, alarm për bombë në 27 avionë: Ngrihen në ajër bombarduesit!
06/11 11:40
Top Channel/ Paraguai në kaos financiar. Skandali bankar prek 3 milionë qytetarë
06/11 11:28
Top Channel/ “Zgjedhjet u vodhën”, Trump: “Wall Street ra pwr fajin e atyre që votuan demokratët”!
06/11 11:16