Top News – Qentë-ushtarë me parashuta/ Rusi, stërvitja më e fundit, hedhje nga 4 mijë metra
06/07/2021 22:32

Në stërvitjen më të fundit ushtarake, rusia ka përfshirë edhe qentë e luftës ndërsa parashutat e reja janë testuar për ti ulur ata në zona konflikti. Një video tregon testin final të qenve specialë që ulen në tokë, me parashutën e re që vetë Vladimir Putin e ka inspektuar. Sistemi, i prodhuar nga Technodinamika Group, ka si qëllim të hedhë nga helikopterët një qen që peshon deri në 45 kg në një fushë beteje, me një parashutist. Testet deri më tani kanë treguar se kafshët mund të hidhen me parashutë nga një lartësi prej 4 mijë metrash – thotë ministria ruse e mbrojtjes. Gjatë këtyre testeve është parë edhe një fakt mahnitës – edhe pse në një lartësi të madhe, qeni e sheh tokën dhe përpiqet ta kapë me putrat e tij. Technodinamika Group, pjesë e korporatës shtetërore Rostec, synon të përfundojë testimet e sistemit të saj të parashutimit të qenve deri në fund të vitit. Qentë e forcave të sigurisë përdoren shpesh në operacione ushtarake dhe shpëtimi, por nuk ka patur një sistem parashutimi për ta në rusi më herët. Vetë Putin i vizitoi ambjentet e grupit për të inspektuar punimet atje që kanë si qëllim dislokim të shpejtë të qenve ushtarë në vende ku është e pamundur ulja me avionë apo helikopterë.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55