Top News- Putin nis të lëvizë drejt Kievit/ Autokolona e tankeve shpërndahet, sulm brenda pak ditësh
11/03/2022 11:48

Ndërkohë fotografi satelitore treguan se autokolona masive e Kremlinit, që ndodhej disa kilometra jashtë kryeqytetit ukrainas është shpërndarë dhe ridislokuar sërish. Një numër edhe më i madh vendesh dënuan sulmin ajror në një maternitet në Mariupol një ditë më parë, si pasojë e të cilit u vranë tre persona. Zyrtarë perëndimorë dhe ukrainas e quajtën atë një krim lufte. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se refuzimi i Rusisë për të lejuar evakuimet nga qyteti port, ishte një formë e plotë terrori. Numri i refugjatëve që janë larguar nga vendi deri tani ka arritur në 2.3 milionë dhe Kievi po përgatitet për një sulm. Kryetari i Bashkiasë së kryeqytetit tha se Kievi ishte kthyer praktikisht në një kështjellë të mbrojtur nga civilë të armatosur. Imazhet satelitore të kompanisë 'Maxar Technologies' tregonin se autokolona ushtarake prej 64 kilometrash, në përbërje të së cilës kishte tankeve e artileri është shpërndarë dhe ridislokuar. Njësi të blinduara të saj janë parë në qytete pranë aeroportit Antonov. Një pjesë e automjeteve janë zhvendosur në pyje, njoftoi Maxar. Autokolona ishte grumbulluar jashtë qytetit në fillim të javës së kaluar, por ajo kishte ngecur për shkak të mungesës së ushqimeve dhe karburantit. Zyrtarët amerikanë thonë se trupat ukrainase gjithashtu e kanë goditur atë me raketa antitank.

Top Channel/ Tmerr në Krakov,vriten 6 persona.Ekstremisti hap zjarr në mes të zonës turistike polake
07/11 23:16
Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43