Top News- Putin jep porositë për Dodik, takim në Moskë pesë ditë para zgjedhjeve në Bosnjë
29/09/2026 23:00

Millorad Dodik, president i Aleancës së Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD), dhe kryeministri i Republikës Sërpska, Savo Miniq, u takuan të martën në Moskë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, pavarësisht izolimit ndërkombëtar të kreut të Kremlinit për shkak të luftës në Ukrainë. Takimi u zhvillua pesë ditë para zgjedhjeve të përgjithshme në Bosnje e Hercegovinë. Sipas Radiotelevizionit të Republikës Srpska (RTRS), Putini shprehu mbështetje për koalicionin qeverisës në këtë entitet serb, të udhëhequr nga Dodiku. “Ne nuk duam që ndikimi i huaj të jetë vendimtar. Duam një qasje më të drejtë ndaj serbëve dhe popullit serb. Duam stabilitet në të gjithë rajonin”, citohet të ketë thënë Putini, sipas RTRS-së. Ndërkaq, Dodiku, në një deklaratë të publikuar nga RTRS, propozoi që një herë në vit të organizohen mbledhje të përbashkëta të qeverive të Federatës Ruse dhe Republikës Sërpska, ndërsa tha se e kishte uruar Putinin për fitoren, shkruan Radio Evropa e Lirë. “Edhe ne ndiejmë trysni nga Brukseli, por politikat tona mbeten të njëjta. Ne nuk lejojmë sanksione ndaj Rusisë. Mbështesim neutralitetin ushtarak dhe nuk lejojmë anëtarësimin në NATO. Nuk do të ketë vendosje të vizave për shtetasit rusë në Bosnje e Hercegovinë”, tha Dodiku, i cili publikoi edhe një video nga takimi në profilin e tij në rrjetin social X.

Top News- Momentet pak para aksidentit fatal të trenave, biseda mes makinistëve dhe qendrës
29/10 23:00
Top Channel/ 69 viktima nga përplasja e trenave në Spanjë, mes viktimave edhe ish-ministrja
29/10 22:46
Top News- Rrëzohet helikopteri i EUFOR-it, katër të vdekur dhe 11 të plagosur në Bosnje
29/10 22:45
Top News- SHBA “braktiset” nga Evropa e Kandaja, BE me plan të qartë kundër politikës Trump
29/10 22:43
Top Channel/ Tragjedi në Bosnjë, rrëzohet helikopteri ushtarak italian, 4 të vdekur e 11 të lënduar
29/10 22:38
Top Channel/ Strategjia e re e Netanyahut, akuzon Katarin për ndërhyrje në zgjedhje
29/10 20:02
Top Channel/ Ikën presidentja e Bankës Qendrore, Christine Lagarde dha dorëheqjen mes krizës
29/10 19:58
Top News-Letra diplomatike e Vance për Iranin. Teherani jep përgjigje:Nuk ka rifillim të negociatave
29/10 19:30
Top News – Lufta me Iranin rinis pas zgjedhjeve / SHBA paralajmëron aleatët, sulme dhe hakmarrje
29/10 17:36
Top News – Hidhet në erë stacioni i trenit / Rusia godet Dnipron, 13 të vdekur e 10 të plagosur
29/10 16:47
Top News – Çmimi i ëndrrave të Trumpit… / Melania më afër Nobelit, ‘problem’ xhelozie në çift
29/10 15:00
Top News – ‘Popemobile’, një fron mbi rrota…Vatikani hap ekspozitën, datojnë nga viti 1930
29/10 14:59
Top News – Kina, ‘objekt hapësinor’ Top Secret / ‘Lëshoi sende mbi tokë’, 007 amerikane kanë pamjet
29/10 14:14
Top Channel/ Kina “fshin” të korruptuarit: Xi me dorë të hekurt, rekord përjashtimesh nga partia!
29/10 14:12
Top News – Vritesh nga bombat ose vdes nga uria! Armëpushimi në Oleshky, vijnë ndihmat humanitare
29/10 13:12
Top News – Jep dorëheqjen shefja e BQE / Lagarde largohet, i jep fund muajsh spekulime
29/10 13:05
Top News – Jam presidenti legjitim i Brazilit! Bolsonaro u arratis në SHBA, ‘viktimë e një puçi’
29/10 13:01
Top News – Ukraina ‘në tehun e thikës’ / Zelenski” Fati ynë vuloset nga zgjedhjet në SHBA
29/10 12:16
Top Channel/ SHBA, rrjedhin të dhënat e punonjësve të sigurisë: Ekspozohen efektivë të ICE!
29/10 12:06
Top Channel/ Paralizohet Italia, grevë e përgjithshme më 30 tetor: Transporti publik në rrezik!
29/10 12:05