Ashtu siç edhe u lajmërua pak ditë më parë, Luana Vjollca dhe Jay Santos kanë publikuar këtë të premte bashkëpunimin e tyre të shumëpritur “Locos”. Artistët kanë ardhur më “shpërthyes” se kurrë në videoklipin e këngës që pritet të kthehet menjëherë në superhit veror. Avionë privatë, makina luksoze, veshje të stilistëve më të njohur në botë, përfshirë Philipp Plein, e kanë bërë klipin një nga më të shtrenjtët të realizuar ndonjëherë.