Qindra qytetarë iu bashkuan protestës para Kryeministrisë edhe këtë të martë, duke kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama, teksa nuk munguan thirrjet kundër të gjithë klasës politike. Protestës iu bashkuan përfaqësues të shoqërisë civile, teksa organizatorët mbajtën larg edhe këtë radhë përfaqësuesit e partive politike. Në një moment, një grup qytetarësh ngjitën shkallët e Kryeministrisë me flamurin kombëtar dhe atë të Kosovës. Policia, që kishte ngritur një kordon më shumë simbolik me pak forca nuk ndërhyri, ndërsa tubimi vijoi pa incidente.