Prej ditësh, kryeministri Edi Rama përsërit thirrjen për dialog me studentët protestues, që vijojnë përshkallëzimin në ditën e nëntë. Por me kë kërkon të dialogojë? Ja si përgjigjet kryeministri. Rrugës për në Budva të Malit të Zi, ku do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit, kreu i qeverisë shqiptare iu përgjigjet pyetjeve të një studenti protestues për situatën kaotike, që ka përfshirë vendin.