Bashkimi Evropian ka një përgjigje ndaj paralajmërimeve ruse për vendet e Ballkanit Perëndimor: e ardhmja e tyre është në union. Ky është mesazhi që Brukseli përcjell pas deklaratës së zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova. Në mesin e këtij muaji, ajo i kishte “paralajmëruar” vendet e rajonit se integrimi evropian nuk është më vetëm çështje anëtarësimi, por nënkupton edhe pranimin e politikës së Brukselit ndaj Moskës. I pyetur se si mund t'i mbrojë vendet që synojnë anëtarësimin nga pasojat e paralajmërimeve ruse, Komisioni Evropian tha në një përgjigje për “REL” se “lufta kundër manipulimit të informacionit nga jashtë, dezinformimit dhe kërcënimeve të tjera hibride është pjesë përbërëse e procesit të anëtarësimit”. Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, harta politike e ndikimit të