Me mijëra vetë kanë mbushur rrugët e Berlinit për protestën masive kundër masave ndaj pandemisë së koronavirusit. Një gjykatë gjermane ia dha në fund dritën jeshile mbajtjes së tubimit që ka detyruar policinë të dërgojë tremijë efektivë për të kontrolluar turmën. Aktivistët përmes rrjeteve sociale u bënë thirrje ndjekësve në mbarë Evropën që t’i bashkangjiten protestës së tyre.