Një prokuror ka sfiduar hapur të gjithë sistemin gjyqësor në Shqipëri, duke paditur në Gjykatën e Strasburgut disa vendime, që e shpërfillën totalisht për të kundërshtuar Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Albert Kuliçi, aktualisht prokuror në Tiranë ka punuar për 12 vite me radhë në Prokurorinë e Vlorës deri kur u largua në vitin 2023. Para largimit nga ky organ akuze, Kuliçi hodhi kandidaturën për t’u bërë drejtues i Prokurorisë së Vlorës, duke konkurruar me Aurel Zarkën. KLP-ja nisi një verifikim të kandidaturave, gjithashtu edhe një pikëzim, duke renditur të parin Aurelin dhe më pas Albertin. Kjo vendimmarrje ka shkuar më pas në të gjitha hallkat e ankesave, gjithashtu edhe të sistemit gjyqësor.