Portreti i shkencëtarit, studiuesit dhe politikanit, Lekë Gjiknuri vjen i skalitur në faqet e një libri biografik me penën e shkrimtarit Eris Rusi. Në Akademinë e Shkencave u prezantuan pasazhe të jetës së tij, nga miqtë e bashkëpunëtorët. Ish presidenti, Rexhep Meidani kujtoi kontributin e tij të madh në studimin e florës dhe faunës, teksa profesor Et’hem Ruka u ndal tek vitet e angazhimit në Kuvendin e Shqipërisë. Ish deputetja, Monika Kryemadhi tregoi për dimensionin e Lekë Gjiknurit si pedagog. Për djalin e tij, Damian Gjiknuri, i cili prej vitesh kontribuon në politikën shqiptare, Leka ka qënë një busull e rëndësishme orjentimi.