Situata politike në Mbretërinë e Bashkuar është përfshirë nga pasiguria, ndërsa kryeministri Keir Starmer po përballet me presion në rritje brenda Partisë Laburiste. Sipas Reuters, Starmer po shqyrton të ardhmen e tij politike dhe mund të marrë një vendim për pozicionin e tij që në fillim të kësaj jave, pas rritjes së pakënaqësive dhe sfidës së hapur nga rivalë brenda partisë.