Top News – Policia franceze ‘licencë për të vrarë’ / Ligjvënësit mbështesin ligjin e ri
08/07/2026 15:24

Ligjvënësit francezë kanë miratuar një ligj të propozuar që do t'u jepte oficerëve të policisë të përfshirë në të shtëna me armë, të drejtën e dyshimit, të cilin kritikët e kanë quajtur "licencë për të vrarë". Propozimi, një kërkesë e hershme e së djathtës ekstreme, do të thotë që oficerët që vrasin dikë duke qëlluar me armë zjarri do të supozohet se kanë vepruar brenda kufijve të ligjit, përveçse nëse ka prova për të kundërtën. Ligji u miratua me 313 vota pro dhe 199 kundër në dhomën e ulët të parlamentit, Asamblenë Kombëtare, të martën në mbrëmje. Qeveria i ka dhënë mbështetjen e saj ligjit, i cili ende duhet të votohet nga dhoma e lartë. Numri i të shtënave fatale nga policia në Francë është ndër më të lartat në Evropë dhe është në rritje. Agjencitë që kryejnë hetime mbi policinë në Francë, regjistruan 69 persona të vrarë nga oficerët e policisë ose xhandarmërisë në vitin 2024, krahasuar me 49 që ishin në vitin 2023 dhe 50 në vitin 2022. Mbështetësit e ligjit, përfshirë ministrin e brendshëm Laurent Nunez, thonë se është një masë e rëndësishme për të mbrojtur oficerët e policisë që punojnë në kushte të rrezikshme. Kritikët thonë se kjo do të çojë në më shumë vrasje dhe do t'u mohojë drejtësinë familjeve të viktimave.

Top News – ‘Luftë duan, luftë do kenë’/ Arabia Saudite kërcënon Huthët – Do përgjigjemi me forcë!
15/09 13:47
Top News – Armatimi ka dalë në hapësirë / SHBA pranon se ka armë në orbitën e tokës-Gati për sulm!
15/09 12:34
Top Channel/ Lirohet nga burgu kryefashisti grek, Ilias Kasidhiaris përfundon dënimin
15/09 12:20
Top Channel/ “Frika nga AI, një mashtrim”: Trump kundërshton rregullat mbrojtëse!
15/09 12:02
Top Channel/ Ngërci politik në Kosovë, SHBA e pakënaqur: Po pengon axhendën e përbashkët!
15/09 11:43
Top Channel/ Vucic: Jap dorëheqjen në 27 shtator, fushatën e vazhdoj si qytetar i thjeshtë!
15/09 11:29
Top Channel/ SHBA ka vendosur armë në hapësirë: Janë në orbitën e Tokës, sulmojmë nga kozmosi!
15/09 11:05
Top Channel/ NATO rrëzon një dron në Lituani, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme!
15/09 11:05
Top News – NATO rrëzon dronët mbi Lituani. Polonia ngre avionët, Rusia ‘alarmon’ Baltikun
15/09 10:49
Top News – ‘Jam i fortë dhe me IQ të lartë’. Trump del garant: Ju mbroj unë nga IA
15/09 10:18
Top News – ‘Perversë që shkatërrojnë familjen’. Turqia mbyll organizatat LGBT, dhjetëra të arrestuar
15/09 09:56
Top News – Huthit, zotër në jug të Arabisë Saudite. Sulme ndaj bazave ushtarake dhe tre qyteteve
15/09 09:43
Top Channel/ Rusi-Ukrainë, pakt për naftën? Presioni i Trump zbut Zelenskyn
14/09 23:08
Top News- Fluturimi përfundon në tragjedi, avioni rrëzohet dhe shpërthen në flakë
14/09 23:00
Top News- “Dronët rus nuk na trembin”, NATO i tregon dhëmbët Putinit pas sulmit me dron
14/09 22:50
Top News- Korrupsioni e skandalet ‘zhytin’ Ukrainën! Zelensky sërish në hall, buzëqesh Putin
14/09 22:44
Top Channel/ Trump, ultimatum për “AI”, Presidenti amerikan kundër ngadalësimit të ritmit:Ide kineze
14/09 20:00
Top News- Bashkëpunimi me Kinën në AI/ SHBA paralajmëron Serbinë- Zgjidh partnerë të besueshëm
14/09 17:25
Top News- Ratko Mlladiç në PE/ Debat për lartësimin e ‘Kasapit të Bosnjes’ nga Serbia
14/09 16:27
Top Channel/ “Po afroheni pak si shumë me Kinën”, SHBA paralajmëron Serbinë: Kujdes me AI-n!
14/09 15:11